Termet i fortë në Greqi, lekundjet ndihen deri në Shqipëri

758
0

Mbremjen e sotme, nje lëkundje e fortë me magnitudë 4.5 e shkallës Rihter u shenua në Greqi shumë pranë kufirit me Shqipërinë.

Lëkundjet janë ndjerë në orën 22.22 të  mbrëmjes së sotme, ku sipas Institutit Evropian të Regjistrimit të Tërmeteve, epiqendra ka qenë 30 km në veri-perëndim të Prevezës.

Po ashtu, tërmeti është ndjerë në të gjithë zonën e veriut të Greqisë, po ashtu edhe në jug të Shqipërisë.