Largimi në masë i shtetasve shqiptarë nga vendi vitet e fundit, është kthyer në një shqetësim, aq sa thuhet se nëse largimi vazhdon me këto ritme, vendi rrezikon të mbetet pa krah pune.
Pasojat e këtij fenomeni kanë nisur të ndihen shume. Sipas revistës ‘monitor’ agjencitë e punësimit çdo muaj hapin kontrata të reja të cilat sjellin punëtorë nga Afrika dhe Azia.
Chandra Selli ka disa javë që ka nisur punë në Tiranë. Burrin ajo e ka në Itali, kurse pjesën tjetër të familjes së në Siri Lanka.
Ajo ka thënë:
E lashë vendin tim sepse atje nuk munda do të gjej një punë, ndërkohë
që kam edhe dy djem për të cilët duhet të kujdesem. Më pëlqen shumë
këtu dhe besoj do të rri gjatë në vendin tuaj.’’
Por nuk është vetëm Chandra Selli, ajo që ka ardhur në Tiranë pasi ka ardhur edhe Stanley Akoma nga Nigeria.
Ai ka thënë:
Unë vij nga Nigeria, nga një vend i varfër ku vështirë të gjeja punë, ndërkohë që më duhet të kujdesem për familjen time. VIDEO