Euro dhe Dollari bëjnë kthesën, ja kursi i këmbimit sot

1285
0

Euro e ka mbyllur javën negativisht pasi ka humbur 0.2 pikë në raport me dje pasi blihet sot me 121.8 lekë dhe shitet me 122.4 lekë.

Sipas tregut valutor vendas edhe Dollari amerikan ka shënuar një rënie sot duke u blerë sot me 110.5 lekë dhe shitur me 111.2 lekë.

Paundi britanik në një ditë para Brexit zyrtar, vazhdon të forcohet pasi blihet këtë të premte me 143.8 lekë dhe shitet me 145 lekë krahasuar me një ditë më parë.

Franga zvicerane ndërkaq ka pësuar një zbritje të lehtë pasi e ka mbyllur javën në kuotën e 113.1 lekë në blerje dhe 114 lekëve në shitje, sipas kursit të këmbimit lokal.