Dy lëkundje tërmeti në mëngjes, IGJEUM nxjerr të dhënat: Ja si ka lëvizur magnituda sot

760
0

Pas tërmetit te mbremshem, dy lëkundje të tjera janë regjistruar këtë mëngjes në vendin tonë. Instituti i Gjeoshkencave ka publikuar të dhënat.

Sipas IGJEUM lekundja e fundit është regjistruar në orën 04:20 me magnitudë 2 dhe me epiqender 4 km në Veri-Perëndim të Bubqit në Fushë Krujë.

Para kësaj, në orën 02:13 një tjetër lekundje është shënuar në Derven të Fushë Krujës, me magnitudë 1.5.

Ndërkohë, që sizmologët i lidhin këto me pasgoditjet e tërmetit të 26 nëntorit.