Skip to content

80-vjeçarja i jep fund beqarisë, martohet me 35-vjeçarin: Ai s’më do për lekët, as për pasaportën

    Pensionistja britanike 80-vjeçare Iris Jones, ka në plan të martohet me të dashurin e saj egjiptian, edhe pse ai është vetëm 35 vjeç. Britanikja është dhjetë vite më e madhe se mamaja e egjiptianit.

    Iris Jones ra në dashuri me Mohamed Ahmed Irbriham, pasi u njohën në Facebook. Pasioni e përfshiu menjëherë për egjiptianin e papunë dhe pas katër ditësh vendosën të martohen në Kajro, por nuk kishin letrat e duhura.

    Irisi insiston se i dashuri i saj nuk e ka mendjen te paratë e saj. Ajo shton se qëllimi i tij nuk është pasaporta britanike.

    Gruaja thotë:
    Ai më ka thënë se është gati që ta tregojë këtë përmes një marrëveshje paramartesore”.

    Vetëm pak orë pasi u takuan, ata bënë dashuri.

    E moshuara shton:
    M’u duk vetja sikur isha e vir gjër sërish. Nuk ishte e lehtë, por ishte shumë romantike. Kisha rreth katër dekada pa u prekur nga një mashkull, që kur jam ndarë nga im shoq.”

    Për momentin ajo jeton me një pension. Ish-pastruesja ka në pronësi një shtëpi me vlerë 220 mijë sterlina. Mohamed thotë se nuk i interesojnë paratë. Sipas tij, lumturia nuk blihet me paratë.

    Kjo romancë ka zemëruar djemtë e Irisit. Ata kanë paralajmëruar mamanë, por ajo u ka thënë se egjiptiani nuk është i fiksuar pas parave.