Rudina me Markun tashmë të pandarë, dyshja poston foto të reja në krahët e njëri-tjetrit

1610
0

Rudina Dembacajn dhe Mark Frroku, të cilët pak kohë më parë bënë edhe publike lidhjen e tyre mund të cilësohen si çifti më i ndjekur për momentin.

Ishte vet moderatorja e cila i vuri pikat mbi ‘I’, teksa postoi foto me ish-deputetin ku deklaronte se e donte.

“E di qe e donit të gjithë, por e kam për vete… exluzive. Për te gjithë ju dashamirës dhe jo, e dua si partner në jetë dhe në biznes… Vit të mbarë, me shumë dashuri Mark dhe Rudi!”, shkroi Rudina para disa ditësh.

Që prej asaj kohe duket se Rudina nuk i kursen pozat me partnerin e saj. Aktorja ka postuar një tjetër foto në krahët e të dashurit, ku çifti shihet së bashku ne ambientet e biznesit të tyre.

Tashmë Marku dhe Rudina nuk fshihen më as nga fotot paparacë, por as nga sytë e gjithë publikut që mezi pret të mësojë më shumë detaje nga kjo histori.