E ëma thotë se mezi pret qe ai të martohet e të ndërtojë familje, Renato i tregon për nusen e tij

1460
0

Puntata finale në emisionin e Renato Mekollit ishte e mbushur me surpriza, por edhe me deklarata të forta.

Françesko Tuku dhe Visarra Pirra  ishin dy konkurrentët finalistë që u vunë në garë me njëri-tjetrin.  Në fund, fitues i sezonit të dytë të “Hell’s Kitchen” u shpall Françesko Tuku.

Përpos çmimit, ai ka fituar një kontratë pune 1-vjeçare në restorantin që zotëron Renato Mekolli. Renato kishte ruajtur një të ftuar speciale për finalen e madhe; nënën e tij. Renato dhe nëna e tij janë emocionuar duke folur për të shkuarën, për vitet e vështira në emigracion por edhe për raportin e fortë që i lidh mes tyre.

Si të gjithë nënat edhe mamaja e Renatos nuk ngeli pa ia thënë publikisht të birit se mezi pret që ai të martohet e të ndërtojë familje. Shefi i kuzhinës zbuloi se ka një të dashur, por nuk e zbuloi emrin e  saj.

“Nusja aty është, ti e di shumë mirë, mos themi emrin tani se po e thamë do të të vijë krushka”, i tha Renato të ëmës dhe ajo iu përgjigj se e mirëpret krushkën.