Ambasada gjermane në Tiranë ditën e sotme ka publikuar në faqen e saj zyrtare njoftimin mbi procedurën që duhet të ndjekin të gjithë qytetarët shqiptarë që janë të interesuar të punojnë në Gjermani.
Sipas këtij njoftimi, Ambasada u bën apel shtetasve shqiptarë që të mos ndërmarrin udhëtimin jashtë vendit pa aplikuar më parë në zyrat ë ambasadës në Tiranë.
Kjo pasi të gjithë të interesuarit për punë jashtë vazhdojnë të kenë nevojë të pajisen me vizë pune, nëse duan të nisin një marrëdhënie punësimi në Gjermani.
“Për këtë vizë duhet të aplikohet pranë Ambasadës Gjermane në Tiranë përpara se të ndërmerret udhëtimi drejt Gjermanisë”, shkruhet në njoftim.
Për çdo informacion të mëtejshëm Ambasada ka vendosur në dispozicion linkun: https://tirana.diplo.de/al-sq/service/visa-einreise