Pas 13 javëve spektakël mbreme u shpall edhe fituesi i Hell’s Kitchen Albania 2. Shef Renato shpalli fitues Françeskon.
Në finale ishin 6 konkurrentë: Sokoli, Selmani, Françesko, Visara, Ledjoni dhe Kristina.
Në dyshen e finales në fund shkuan Visara dhe Françesko.
Që në fillimin e emisionit ishin 18 konkurrentë dhe çdo të premte pas sfidave në grup dhe atyre personale, eleminohej 1 konkurent.
Fituesi u vendos nga detaje të vogla, pasi dy finalistët gjatë udhëtimit 13 javor në Hell’s Kitchen u bënë profesionistë në kuzhinë.