Xhemi Shehu përvec se një moderatore e suksesshme, është edhe nënë shumë e përkushtuar ndaj dy djemve të saj, Martinit dhe Gabrielit.
Me djalin e madh, Martinin, Xhemi ka postuar shpesh foto së fundmi, kurse djalin e vogël e ka mbajtur paksa larg publikut.
Mirëpo ditën e sotme Gabrieli feston ditëlindjen dhe Xhemi i ka ëmbëlsuar ditën ndjekësve me një foto shumë të bukur të të dy djemve.
Ata shfaqen të përqafuar me njëri-tjetrin dhe në sy bien tiparet e bukura që kanë marrë nga e ëma.
“I vogli u rrit. 5 vjeç. Jam e bekuar”, shkruan Xhemi.