Skip to content

Meteorologia tregon motin në ditët e para të janarit, paska ndodhur fenomeni i pazakontë, ja çka sjellë

    Metereologja e njohur tregon për motin në ditët në vijim dhe flet për tejzgjatjen e stinës së vjeshtës

    “Ditët e fundit të dhjetorit do të kenë prezencë të dukshme të diellit, mot kryesisht të kthjellët, por parashikohet rënie graduale të temperaturave, në – 6 gradë zonat malore, ndërsa zonat bregdetare jo më shumë se 9 apo 10 gradë”.

    Megjithatë, duket se kemi një ndryshim të stinëve. Në muajin e parë të dimrit, ka pasur rënie masive të gjetheve të pemës.

    “Ne kemi patur një tejzgjatje të vjeshtës edhe në muajin dhjetor”.

    Krahasuar me dhjetorin e shkuar, temperaturat vlerësohen më të larta se normalja.

    “Mund të themi që edhe 10 ditëshi i dytë i dhjetorit ka patur vlera shumë të larta duke shënuar edhe 20 gradë celcius. Kur vlerat tipike të dhjetorit janë minimalja – 4 gradë celcius, ndërsa minimalja jo më shumë se 13 gradë celcius”

    Ndërsa vitit i ri sjell rritjen graduale të temperaturave, kjo edhe për shkak se do të ketë prani të reshjeve të shiut.

    /Kristi Gongo/