Janë mësuar sot të tjera përgj ime të prokurorisë së Tiranës dhe vëzhgimet e kryera në terren.
Ndër të tjera në këto për gjime është zbuluar dhe fenomeni i shit-blerjes së votave në zgjedhjet lokale për bashkitë, ku në 30 qershor 2019, Hermes Nikaj, telefonohet nga një numër që sipas shqiptarja.com rezulton të jetë, i Dajanës,
e cila telefonon “Zogun” dhe së bashku bëjnë këtë bisedë, ku në këmbim të 20 mijë lekëve të vjetra Hermes Nikaj shkon dhe voton në qendrën e votimit që ndodhet në shkollën “Qemal Stafa” në Tiranë. Me tyre zhvillohet kjo bisedë:
Dajana: Zogu votove ti motra?
Zogu: Jo Akoma.
Dajana: Shko të lutem se më duhet shenja jote, ta çoj me foto, të kam motra zemër.
Zogu: Po mi.
Dajana: Se është orari që e fiks hajt, të japi motra njëzet mijë lekësh, shko.
Zogu :O sa mirë, kur tani ja për gjysëm ore.
Dajana: Ik motra se në orën shtatë mbyllën qendrat e votimit.
Zogu: Bëje gati njëzet mijë lekshin.
Dajana: Ta bën motra, ta bën motra, por merr edhe ndonjë këto grupin e gatshëm, votojnë këto?
Zogu: Ku di unë, ç’i du këto po votoj për vete, ta çoj më aplikacion po hec..
Dajana: Mirë. Po mere merre i çik motra një shoqe. Thuaji, merr dikë mamin vetë i dytë.
Zogu: Po po, bëje gati njëzetëshen.
Dajana: Mirë ta bën motra, ma ço më ashtu se mos rrej Zogu, se del aty për atë Allah.
Zogu: Për çfarë?
Dajana: Del kur nuk e ke votu.
Zogu: Qyqja unë thashë ta çoj me kështu gishtin moj…
Dajana: Shko, shko se e bën dhe me stilolaps, por halli është ta bësh tamam. Për zotin të del emri që nuk ke votuar. Për zotin betohem për gocën. Shko mere dhe mamin e shko voto se afër e keni. Te kush shkollë e ke ti, tek “Qemal Stafa”?
Zogu: Dy hapa e kemi..
Dajana: E mirë hik.