Çapkëni i Big Brother i jep fund beqarisë, dalin pamjet nga dasma

853
0

Ish-banori i Big Brother i ka dhënë fund beqarisë. Ai ka kurorëzuar me martesë historinë e tij të dashurisë. Damiano Agalliu e ka bërë të ditur me anë të një fotoje në Instagram ku shfaqet i veshur si dhëndër, së bashku me bashkëshorten e tij.

Kujtojmë se në muajin tetor ai u fejua me të dashurën dhe shumë shpejt planifikoi dasmën.

‘Dhe kështu fillon aventura. Doja të falenderoja të gjithë ata që ishin pjesëmarrës në ditën e ëndrrës sime, që mbrëmë u realizua. Të gjithë të pranishmit që e bën këtë ditë vërtet speciale.

Një big faleminderit shkon për shoqërinë time, që ishin aty dhe vërtet më respektuan pa fund. Ju faleminderit edhe juve për çdo mesazh urimi që më keni dërguar, dhe ju uroj të keni veç të mira në familjet tuaja.

Nuk e di ç’tju them më shumë, por di t’ju them që krijimi i një familje me një bashkëshorte të duhur, është arritja e lumturisë së një mashkulli’, shkruan Damiano në Instagram.

Më pas shtoi se duhen disa ditë për të parë fotografitë tjera të dasmës.

Damiano u bë i njohur në pjesëmarrjen në Big Brother ku u cilësua si djalë capkën dhe nisi lidhjen me Armelën