Festivali i këtij viti, “Kënga Magjike”, ka lënë të zhgënjyer shumë artistë me mënyrën e ndarjes së çmimeve dhe mënyrën se si jepen pikët e këngëtarëve për njëri-tjetrin.
Një prej atyre që iu bashkua kritikave ndaj Këngës Magjike është dhe Endri Prifti, i cili duke përmendur edhe emrin e Ardit Gjebreas, të cilin e fton të fillojë të punojë për ndërgjegjsimin e këngëtarëve të cilët i quan të paarsimuar dhe tradhtarë.
Reagimi i plotë:
Tani me kete foto te sinqerte miku im i dashur @arditgjebrea dua te te them qe duhet te nisesh te punosh per ndergjegjen e kengetareve. Asnje nuk mund te behet kengetar ne kete lloj menyre bastarde njerezore . Duhet te fillosh ti mesosh si ne klas te pare per abetaren Shqipe.
Asnjehere nuk mund te behesh kengetar i madh nqs ne rradh te pare nuk je njeri i vertete. Absurde e vertete. Tek vendi jone ka shume artiste qe vetem nje mund te vecoj qe ka ecur perpara me intrigen e vet, pa i zene emrin asnjehere.
Une mendoj se cdokush me kupton. Te dashur artiste, kolege nuk mund tju quaj me sepse tashme keni kaluar ne klas te pare per te mesuar abetaren.
Besoni tek fjalet e mia te verteta, kurrrrre nuk do beheni dikushi nqs nuk hiqni dore nga kjo tradheti e vete miqve tuaj, ju genjeni ate qe hani e pini cdo dite, lere mua qe mu sollet keto dite zemra, shpirti une e dija fort mire perfundimin e pikeve te intriges, por qe te humbnit edhe sensin qe jemi njerez e jo hiena, kete nuk e prisja, prandaj deri sa te shoh qe ju, ju troket akoma zemra njerezore do te vi prape tek ju per ti dhuruar publikut mesazhet dhe melodite qe ata presin nga arti jone.
Gjate ketyre viteve qe une do mungoj nga fest i intriges, gjate kesaj kohe qe ju do beni pazaret e intriges kundra ndienjave te popullit tone te pafajshem, une do ti nxjer publikut tim qe sme krahason me asnje nga ju, disa kenge te reja te verteta.
Pra juve do kini ate gje madheshtore qe sakrifikon dhe shpenzon Ardtiti ndersa une thjeshtesine time. Une do bej popullin te me dashuroje edhe juve vete, ndersa ju ne fund do te trazoni kazanin me gjelle te prishur.