Një efektiv i forcave të RENEA-s ra në greminë nga një lartësi e madhe dhe është e vështirë nxjerrja e tij.
Mësohet se të dyja këmbët i janë dëmtuar.
Forcat e policisë së shtetit dhe atyre RENEA janë nisur drejt vendngjarjes, ndërkohë që u nis edhe një helicopter nga Tirana.
Ngjarja ndodhi në Malin e Zorgjit, në kodrat përmbi Theth, një zonë shumë e rrezikshme dhe e thepisur.