Ministrja Shahini flet për hapjen e shkollave për rifillimin e mësimit

2117
0

Ministrja e Arsimit, Besa Shahini, pas pezullimit të procesit mësimor si pasojë e tërmeteve, tha se këto ditë po bëhen përpjekje për të identifikuar objektet shkollore që kanë pësuar dëme.

Ajo thotë se personalisht dëshiron që mësimi të rifillojë, por thotë se kjo do të vendoset nesër, pasi të jetë konfirmuar edhe nga autoritetet e sigurisë, nëse janë krijuar të gjitha kushtet për një gjë të tillë.

”Kemi bërë përpjekje për të identifikuar objektet shkollore që kanë dëmtime. Jemi duke përfunduar analizën e gjithë akt-konstatimeve që na kanë ardhur. Për datën e fillimit të shkollës do të kem një konferencë për shtyp ku do të jap informacion”, tha ministra e ftuar në Top Talk..

“Në Durrës kemi numrin më të madh të shkollave të dëmtuara. Po përgatisim planin e zhvendosjes së nxënësve, aty ku janë dëmtuar shkollat. Së dyti po përgatisim një ambient të ngrohtë me metoda trajtimi psikologjik. Jemi duke përmbyllur edhe pjesën e shkollave private, ato publike janë inspektuar. Do të bëjmë transportin e fëmijëve nga vendet ku janë strehuar, drejt shkollave

“Pasdite do të kenë edhe mësuesit ndihmës si edhe psikologët. Unë mendoj që shkollat duhet të hapen dhe të rifillojë shkolla. Për një vendim më konkret do të dalim nesër në një deklaratë”, tha ministrja Shahini.

Procesi i mësimit në të gjitha ciklet u pezullua mëngjesin e së martës, pas tërmetit që goditi vendin tonë.