HORROR NE LONDER, SHQIPTARI MASAKRON ME LEVE SHQIPTAREN PASI S’PRANOI MARTESE!

1177
0

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Londër ku një shqiptar ka dhunuar brutalisht shqiptaren B.Sulaj. Nga ekspertiza ligjore mësohet se Sulaj kishte pësuar lëndime të rënda, thyerje të kafkës, thyerje të shtyllës kurrizore, dhe lëndime të rënda në duar duke qëndroi 4 javë në spital. Sipas prokurorisë Fatmir Stefasani e ka dhunuar pasi insistonte që B.Sulaj të martohej me të.

“Ajo tha se besonte qe shqiptari ishte i fiksuar me të, i magjepsur dhe se e kishte kërcënuar më parë që nëse ajo nuk do të bëhej gruaja e tij, do ta pësonte”,- tha prokurorja Michelle Fawcett.

Para se t’a godiste me levë 49-vjeçari i kishte thënë se ajo ishte dita e fundit e saj duke e dhunuar pa mëshirë deri sa ka humbur ndjenjat.