‘Keni nga 2-3 shtëpia që s’i përdorni’, Gjergj Luca ashpër ndaj politikanëve: Pse s’i hapni për banorët..?

1277
0

Biznesmeni Gjergj Luca ka folur me tone të ashpra ndaj politikanëve në këtë ditë te veshtira për popullin tonë.

Teksa dhandihmën e tij për personat e prekur nga tërmeti, ai ka bërë për dush të ftohtë të gjithë aktorët e politikës.

“Këta politikanë që kanë nga dy-tre shpia që shkojnë atje vetëm 10 ditë në vit, pse s’i japin lirojnë ato për banorët e prekur nga tërmeti meqë u dhemb zemra për shqiptarët. Cili nga ata e kanë hapur shpitë, nuk dua të vazhdoj më se mund të vazhdoj gjithë ditën duke sharë.

Punëtorët e mi kanë dashur të japin rrogën e një muaji, por unë u kam thënë jo. Të japin një ditë pune. Le të marrim një nismë, që 6 muaj këtë tatim fitimi 50% t’u shkojë këtyre familjeve në nevojë për ndërtimin e banesave të prekur nga tërmeti. Zoti ktheftë mendjen politikanëve, sepse çdo e keqe vjen për një të mirë të madhe”, tha ai.