Pallatin 5 katësh në Durrës e “përpin” toka, mbetet vetëm papafingoja (Foto)

6597
0

Në Durrës, në lagjen e ish-Kënetës, në rrugën “Zef Serembe”, një pallat është përpirë nga toka.

Mund të duket e pabesueshme, por pas krahëve të gazetares ka qenë një pallat 5 katësh, i cili është rrafshuar dhe tani shihet vetëm papafingo.

Sipas raportimit të gazetares: “Jam në këtë zonë në rrugën “Zef Serembe” në zonën e ish -Kënetës në Durrës. Pas krahëve të mi është një ndërtesë e rrënuar. Banorët më shpjeguan që kjo ka qenë një ndërtesë 5 katëshe.

Siç e shikoni nga pamjet ka mbetur vetëm kati i fundit i papafingos. Banorët më thanë që familja që ka këtë shtëpi nuk banon këtu është jashtë. Duket e pabesueshme, unë vetëm kur u përballa dyshoja që kjo ishte një ndërtesë 5 katëshe. Ajo që dukshme është vetëm një papafingo”