Me zërin e ngjirur, letrën në dorë ku kishte kontribuuar me 10 euro që e tundte me shumë krenari preku zemrat e gjithë shqiptarëve.
Videoja e një të moshuarit tërhoqi vëmendjen edhe të kryeministrit Rama, i cili e quajti hero, si një engjëll që e motivon për të ecur me vendosmëri përpara.
“My hero. Ja ky është heroi im, njeriu më i pasur që kam njohur dhe që kur e pashë sot, m’u duk si një engjëll që më dha fuqi për të ecur pa u ndalur, me edhe më shumë vendosmëri përpara, me shpirtin e tij të madh sa të gjitha malet e Shqipërisë. Do ta mbaj në krye të disa videove motivuese që ruaj në telefonin tim dhe i shoh kur m’i vjedhin energjitë mendjet dembele e shpirtrat e zymtë… Dhe shpresoj të kem mundësinë të shkoj ta takoj aty ku jeton, e t’ia puth ballin e shkruar nga vuajtjet”, shkruan Rama.
Ju kujtojmë mos harroni të jepni kontributin tuaj për të prekurit në portalin e-albania . DHURO DHE SHPERNDAJE!