Alvin mbërrin në shtëpi, gjithë lagjja del për ta pritur (Foto)

1370
0

Alvin Berisha, 11-vjeçari, i mbetur vetëm në kampin Al Hawl të Sirisë. erdhi mëngjesin e së premtes në aeroportin e Fiumicino të Romës ku e pritën babai dhe 2 motrat.

Pas procedurave të nevojshme Alvin u nis menjëherë për në shtëpinë e tij në qytezën e quajtur Barzago në provincën e Leccos në veri të Italisë.

“Mirë se u ktheve kampion”, shkruhej nje banderol ne pallatin ku ai jeton.

Në hyrje të shtëpisë kishin dalë të afërm, miq dhe komshinj që e kanë duartrokitur kthimin e 11-vjeçarit në shtëpi pas 5 vjetesh i cili buzëqeshte gjatë gjithë kohës.