Shi deri në fundjavë, më shumë në Tiranë e në jug, ja si parashikohet moti në vijim

885
0

Ja çfarë thotë Meteorologia Adiola Bani për motin në vijim:

MOti do të vijojë me reshje shiu mesatare dhe intensive në zonat qendrore dhe jugore të vendit.”
Kurse ditën e sotme reshjet do të vazhdojnë deri në orët e vona të mbrëmjes. Situata vazhdon akoma të jetë e rënduar në zonën e Durrësit, ku pas mbrëmjes së djeshme shume familje u përmbytën.

Më tej meterologia vazhdon duke thënë:

Në fundjavë do të ketë reshje shiu dhe kushte atmosferike të paqëndrueshme, por më pak shira. Fundjava pritet të sjellë një rënie të ndjeshme të temperaturave. Vlera maksimale pritet të shënojë 18-19 gradë Celsius në fundjavë.’’

Sipas sinoptikanes Bani, 15 ditëshi i parë i nëntorit do të jetë me reshje shiu dhe mot të paqëndrueshëm.