E zbuloi nga shoqet se ishte e birësuar, vajza takon nënën biologjike 24 vite pasi ajo e braktisi

1289
0

Historia e treguar e rradhës në “Ka një mesazh për ty”, tek “E diela shqiptare” ishte nje histori prekëse qe rrallëhere i shikojmë.

Një vajzë me emrin Xhulia 24 vjecare kishte ardhur në emision për të kërkuar nënën e saj biologjike pas 24 vitesh. Ajo jeton në Itali dhe është rritur nga prindërit birësues të cilët kishin mbajtur të fshehtë këtë fakt prej vitesh.

Mirëpo Xhulia e kishte zbuluar nga shokët e shoqet se ishte e birësuar. Ajo kishte gjetur çertifikatën e vërtetë të lindjes ku shkruhej se quhej Xhulia Isufi dhe kishte lindur më 8 prill 1995, nga prindër Loni dhe Majlinda.

Kur mbeti shtatzënë, Xhulia nisi të kishte ndjesinë se duhet të gjente nënën biologjike. Një dëshirë e kishte përforcuar më shumë këtë ndjenjë. Xhulia kishte parë në ëndërr një grua që mbante një foshnjë. 

Xhulia ishte përpjekur ta gjente nënën biologjike, por nuk ia kishte dalë mbanë. Por dëshira iu përmbush në emisionin “Ka një mesazh për ty” të cilët gjetën Majlinda Kumbaron, nënën biologjike të Xhulias. Sapo e pa nënën biologjike në ekran, Xhulia u shpreh se ato ngjajnë shumë.

Majlinda e ndjente që në emision e kishte ftuar vajza e saj dhe këtë ia tha edhe Arditit. Ajo tregoi mes lotëve se pas një lidhje të shkurtër, për shkak të mentalitetit nuk arriti ta mbante vajzën. Majlinda u shpreh se edhe ajo ka kërkuar për vajzën, por nuk kishte arritur ta gjente.

“The që duhej ta kisha kërkuar unë. Po nuk ka rëndësi kush kërkoi, rëndësi ka rezultati që u gjetëm”, i tha Xhulia të ëmës biologjike.

Nënë e bijë u përqafuan fort dhe me lot në sy.