Taksa e pronës, 30 tetori afati i fundit për vetëdeklarimin, penalitete për ata që nuk e bëjnë. Kus përjashtohet

1173
0

Qytetarët e Tiranës kanë 3 ditë kohë për të bërë vetëdeklarimin e pronës në pikat e UKT-së nëpër kryeqytet pasi më 30 tetor përfundon afati zyrtar për për deklarimin.

Në muajin nëntor nisin verifikimet në terren nga specialistët si dhe penalitetet për qytetarët që refuzojnë deklarimin e pronës së tyre.

Punonjës e ndërmarrjes së ujësjellësit, Hipotekave dhe ALUIZNI-it, nëse objekti është në proces legalizimi, do të mbledhin të dhënat për çdo sipërfaqe banimi, dyqani apo garazhi në Tiranë.

Taksa e pronës do të llogaritet 0.05% e vlerës së saj, e cila ndryshon në varësi të zonës ku ajo ndodhet, ndërsa për biznesin, niveli i taksës është 0.15% e vlerës.

Pra për një apartament që vlen 100 mijë euro do të paguhet 50 euro taksë prone në vit ose 6670 lekë. Kjo shumë do të ndahet në 12 muaj të vitit, me rreth 600 lekë çdo muaj.

Kjo takse do të aplikohet vitin e ardhshëm dhe i shtohet tarifave të tjera në faturën e ujit.

Por nga kjo takse përjashtohen pensionistët, ndërtesat e komuniteteve fetare, personat me ndihmë ekonomike, banesat sociale, pronat e shtetit dhe të njësive të qeverisjes vendore.   

Me vete duhet të keni

UKT vendos në dispozicion specialistët që do ju ndihmojnë për të plotësuar formularin e vetë-deklarimit, mjafton të paraqiteni në njërën nga Pikat UKT. Me vete duhet te keni

1- Kartë identiteti

2- dokumentin e pronësisë (çertifikata e pronësisë me kartelën e pasurisë, ose kontratën e shit-blerjes, dhurimit apo shkëmbimit, osë akt-privatizimin apo vetë-deklarimin e ALUIZNI-t, si dhe rivlerësimin e fundit të pasurisë nëse e dispononi)

3- Librezën e ujit ose faturën e muajit të fundit