Marsida Qatjas i marrin fëmijët, Gjykata merr vendimin për të (Video)

2845
0

Gjykata e Kavajës mori sot në konsideratë kërkesën e prokurorisë për Marsida Qatjan. Ndërkohë shërbimet sociale në Bashkinë e Kavajës i kanë marrë në kontroll fëmijët. Djali dhe vajza 14 dhe 10 vjeçe e saj do të qëndrojnë me babain e tyre dhe jo me nënën. 

Prokuroria kërkoi “detyrim paraqitje” një herë në dy javë për Marsida Qatjan, pasi ajo akuzohet për përshtatjen e ambienteve për konsumim lëndësh të ndaluara, duke qenë se në ngjarjen që ndodhi brenda banesës së saj janë gjetur lëndë të ngjashme.

Sot u zhvillua seanca gjyqësore për Marsida Qatjan dhe në perfundim gjykata vendosi detyrim paraqitje, deri në mbyllje të hetimeve për 30-vjeçaren nga Kavaja.

U vendos që pasaporta e Marsida Qatja, e sekuestruar në ditën e ngjarjes, mund të tërhiqet prej saj, lidhur me vendimin e sotëm.