Shiten në treg me çmim marramendës, por ja sa i kushton Apple për të bërë një Iphone

1710
0

Hedhja në treg herë pas here e modeleve të fundit të Iphone është kthyer në një event sot për shoqërinë. Gjithmonë e më i mirë, me aplikacione të reja, foto HD dhe i lehtë ‘pupël’, celularët e firmës Apple hidhen në treg me çmimin e një makine të përdorur.

Por sa i kushton Apple-it për të prodhuar një Iphone?

Sipas një studimi të fundit nga TechInsights dhe NBC Neës, ekrani 6.5 inç në iPhone 11 Pro Max është mjaft tërheqës, por çmimi i tij është afërsisht 66,50 dollarë. (Sa zëvendësimi që iPhone i bën ekraneve të celularëve)

Në brendësi të telefonit, moduli i baterisë është pjesa tjetër më e dukshme dhe nuk është aspak një ëhopper. Bateria Samsung brenda iPhone 11 Pro Max kushton rreth 10,50 dollarë, thotë webfaqja.

Pastaj është moduli i trefishtë i kamerave, i cili ju lejon të bëni foto të mrekullueshme. Për të treja bashkë Apple paguan rreth 73,50 dollarë. Pjesa tjetër e telefonit – një procesor, modem dhe memorie, si dhe bordet e qarkut kushtojnë rreth 159 dollarë. Ndërsa shumëllojshmëria e sensorëve, telave, PCB-ve, etj., shkojnë rreth 181 dollarë.

Kosto totale e një Iphone shkon afërsisht 490 dollarë, tha TechInsights. Kjo është në thelb më pak se kostoja e shitjes me pakicë e pajisjes.