I bëri dhuratë orë me 10 diamante, këngëtarja nga Shqipëria lë pasanikun francez vetëm pak ditë para dasmës

998
0

Para pak kohësh ajo bëri publike lidhjen e saj dhe u shpreh hapur se do të kurorëzohej në martesë me të dashurin e saj. Bëhet fjalë për këngëtaren Alida Duka, e cila po jetonte një histori me një menaxher pasanik me origjinë nga Franca.

Por me sa duket, gjërat kanë ndryshuar në çastet e fundit, pasi Alida, e cila është motra e Stines, ka thënë në një interviste për “Panorama” se i ka dhënë fund lidhjes së saj të gjatë.

Edhe pse mjaft i pasur, pasuria e menaxherit nuk kanë mjaftuar për ta mbajtur pranë vetes Alidën.

Ajo ka deklaruar:

Lidhja me francezin Xavier ishte një lidhje tepër e veçantë për mua, e cila la gjurmë tek unë. Për këtë arsye publikova dhe këngën “Krejt me harru” para ca kohësh. Dikush që nuk diti të vlerësojë vlerat që unë kam, nuk ka edhe pse të jetë me mua. Çdo gjë tjetër materiale nuk më hyn në sy, sepse e kam ndërtuar gjithçka vetë dhe jam krenare për këtë. Karakteri është mbi të gjitha, ajo çfarë unë vlerësoj shumë”.

Kujtojmë se Xavier i bëri dhuratë një orë me 10 diamante, dhuratë e cila bëri që gjerësisht ai të cilësohej si një njeri i pasur.