Romeo dhe Donald Veshaj janë dy aktorë shumë të pëlqyer nga publiku. Para disa ditësh ata lajmëruan në emisionin “E diell” se nuk do të jenë më pjesë e show-t ‘Al Pazar’. Për largimin e tyre, për herë të parë ka folur dhe Agron Llakaj.
Gjatë emisionit të pasdites në ‘Vizion Plus’, aktori i humorit u shfaq i prekur nga ky largim i befasishëm i tyre, madje u shpreh se vëllezërit as nuk e kanë marrë më në telefon.
Pavarësisht të gjithave, Agroni ka deklaruar se Romeo dhe Donaldi do e kenë gjithmonë vend në emisionin që ai drejton nëse vendosin të kthehen pas.
Po ashtu ai u shpreh se i ka mbështetur, i ka dashur dhe se është shumë i lumtur që i ndihmuar në krijimin e personazheve të tyre.
“Dera këtu është e hapur. Unë e kam treguar edhe kështu, që kur im bir u largua nga shtëpia, natyrisht ai përsëri im bir mbetet edhe pse vjen më rrallë. Ata ngelen përsëri prodhimi ynë, dhe uroj që ata të mbartin me vete dashurinë për Al Pazarin.
Kam vënë re që në të gjitha promot që ne kemi vënë, ata nuk kanë klikuar dhe më ka habitur pak nuk e di pse , por më ka bërë përshtypje. Nuk kanë klikuar për ta parë, nuk e di nëse e ndjejnë si boshllëk.
Megjithatë unë i kam dashur shumë, i kam mbështetur shumë dhe jam i lumtur që i kam krijuar. Uroj që në punën e tyre të kenë talentin, punën dhe mbi të gjitha mirënjohjen. Mos harrojnë ta kthejnë kokën mbrapa nga vijnë ku kanë ecur dhe ku do shkojnë”. Këto fjalë që Agroni i tha publikisht, u shpreh se mund t’ua kishte thënë dhe vëllezërve, mirëpo këto të fundit nuk e kanë telefonuar që prej një muaji.