E do me lekë/ Eli Fara tregon kushtet për burrin e vajzës

838
0

Këngëtarja e njohur Eli Fara, ishte e ftuar pasditen e djeshme në emisionin e Top Channeë, “Ftesë në 5”. Përveç projekteve të reja muzikore, ajo ka folur dhe raportin me vajzën e saj.

E pyetur se për të zgjedhur disa tipare që ajo do të donte t’i shihte te bashkëshorti i ardhshëm i së bijës, Eli tha se e vetmja gjë që dëshiron më së shumti është lumturia e Marinës.

Gjithashtu, këngëtarja tregoi se gjithnjë e ka patur ëndërr që e bija të gjejë një person që ta mbështesë e të krijojnë një familje të lumtur. Por ajo nuk e mohoi që edhe gjendja financiare e partnerit ka rëndësinë e vet.

Ai djali që do ketë Marina, duhet ta bëjë super të lumtur dhe nuk ka rëndësi nëse është financiarisht mirë, shumë mirë, edhe pse keq nuk do ta doja në fakt, sepse do ta doja mbështetje për Marinën. Pastaj të tjerat janë pjesë e dashurisë, bie në dashuri vajza dhe s’ke ça bën’, u shpreh Eli.