Xhejni Fama është një nga aktorët më të dashur të show-t Al Pazar Para pak ditësh, ai ishte I ftuar në emisionin Vizioni I Pasdites në Vizion Plus.
Aktori ndau me teleshikuesit eksperiencën e tij si prind dhe mbi të gjitha edhe një periudhë të vështirë ankthi që ai ka përjetuar pas lindjes së vajzës.
“Emocione kam përjetuar më mbrapa, në atë moment nuk përjetova asnjë lloj emocioni. Emocioni mbrapa ishte shumë I fortë gati gati më kaloi në ankth. E përjetova shumë fort.
Në momentin që lindi e mora gocën, dola isha shumë i lumtur por jo që kisha ndonjë emocion. Në fillim fare nuk është që e kupton edhe aq mirë. Ditën e tretë pastaj nuk më zinte gjumi natën. Aty filloi më kapin ankthet, bëhesha merak kot”, u shpreh aktori .