Emisioni ” Stop” solli sot rastin e një qytetari nga Pogradeci, i cili, për një gabim të gjendjes civile Pogradec, i është mohuar lotaria amerikane dhe është ndarë nga familja.
Në vitin 2017, Luani zbuloi, se nëna dhe babai i tij, rezultonin motër e vëlla në gjendjen civile Pogradec.
Në këtë pikë iu drejtua Gjykatës së Pogradecit, por nuk e gjeti të drejtën, për shkak se i mungonte dokumentacioni i duhur për të vërtetuar, që nëna dhe babai nuk janë motër e vëlla.
Tani gruaja dhe vajza e Luanit janë në SHBA dhe ai vetë nuk po shkon dot për shkak të këtij gabimi.
Pas 27 vjet martese, tashmë familja jeton e ndarë.