Aktori i njohur i humorit, Donald Veshaj u bë i famshëm së bashku me vëllanë e tij Romeo dhe prej muajsh është në qendër të mediave për historinë e tij me prezantuesen Bora Zemani.
Sipas MCN Albania aktori më herët ka qenë i dashuruar dhe i fejuar me një vajzë nga Durrësi, që ka zgjatur 4 vite.
Sipas këtij portali, thuhet se shkak për prishjen e fejesës mes dy të dashuruarve ka qenë ambicia e vëllezërve për të qenë të famshëm e për t’u bërë pjesë e tregut mediatik.
“Të njëjtat burime shprehen se për shkak te synimeve për t’u bërë pjesë e tregut mediatik, Donald e Romeo ishin të detyruar për hir të strategjive të bënin skupe dashurie me të divorcuarat e shoëbiz-it shqiptar”, thuhet në videon e publikuar nga mcn radio.
Kujtojmë që edhe vëllai i tij binjak Romeo është në një lidhje romantike me këngëtaren shqiptare Jonida Maliqi.