E RRALLË/ Një sy kaf tjetrin të kaltër, njihuni me 2 vëllezërit më të veçantë në botë (Foto)

1307
0

Dy vëllezërit turq Mohamed dhe Karem Selman kanë sy me ngjyra të ndryshme për shkak të një sindrome të rrallë.

Fëmijët janë 11 dhe 4 vjeç dhe e kanë syrin e djathtë të kaltër, derisa të majtin ngjyrë kafe dhe kjo ka ardhur nga sindroma e quajtur heterochromia.

Vëllezërit nga Bursa e Turqisë, kanë heterochromi të plotë, në dallim nga rastet kur është e pjesshme dhe ndikon vetëm në një pjesë të syrit.

Kjo gjendje nuk është e trashëgueshme dhe ndodh shumë rrallë e nuk shkakton problem në shikim, por me syrin që merr ngjyrë të kaltër mund të ketë probleme me kalimin e moshës.

Është e rrallë që të ndodhë tek të njëjtët pjesëtarë të një familjeje dhe është rasti i parë i raportuar deri tani.

Të vegjlit janë bërë shumë të famshëm me fotot e tyre, të cilat janë bërë virale në media e rrjete sociale.