Kryemadhi: Derisa sa të kemë jetë, Iliri nuk ka për të ma falur një gabim

1154
0

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi ka treguar per gabimin e madh, që sipas saj Presidenti Ilir Meta nuk ka për t’ia falur kurrë.

Monika deklaroi se Ilir Meta është shtetar, i cili nuk e ka pranuar kurrë djegien e mandateve.

“Monika del mbi ujë kur nuk ka elementë tjetër që zgjidh, kur ka momente të vështira.

Në periudhë paqe, Monika vdes dhe lulëzojnë të tjerët, ndërsa në luftë ata rreth e qark Metës bëhen me kundërshtarin dhe Monika mban llogoren.

Ilir Meta është shtetar, është njeriu që nuk e ka pranuar djegien e mandateve dhe do ma përmendë deri ditën që do mbyll sytë, sepse është kundër këtij procesi, sa radikal është për qëndrime me sovranitetin aq dhe radikal është për ruajtjen e institucioneve edhe stabilitetit”, deklaroi Kryemadhi këtë të premte, e ftuar në emisionin “Provokacija”.