Së shpejti do të nisin aplikimet për lotarinë amerikane DV-2021. Ambasada amerikane në Tiranë siç është bërë traditë tashmë, ka publikuar sot datën kur nisin zyrtarisht aplikimet dhe afatin sa zgjasin.
Aplikimet nisin më 2 tetor dhe do të vazhdojnë deri më 5 nëntor. Bëhet fjalë për më shumë se 4 javë kohë kur shqiptarët mund të aplikojnë për lotarinë amerikane.
Gjithashtu jep edhe këshillën e parë për të gjithë ata që duan të aplikojnë për këtë lotari.
“🇦🇱️ | Regjistrimet për Programin e Lotarisë DV-2021 do të jenë nga 2 tetor, ora 18:00 deri më 5 nëntor 2019, ora 17:00! Vazhdoni të na ndiqni në Facebook për të marrë këshilla mbi plotësimin e aplikimit tuaj.
Këshilla ime e parë është që të hapni faqen tonë të internetit dhe të lexoni udhëzimet e këtij viti. Ato janë të përkthyera në shqip! Këtu mund t’i gjeni udhëzimet: https://bit.ly/2l7myjg”, shkruan Ambasada amerikane.