Meteorologia ka një lajm të mirë: Stuhitë ikën, ja kur rikthehet dielli

553
0

Meteorologia Adiola Bani duke qetësuar të gjithë qytetarët jep lajmin në një lidhje telefonike për Report Tv se nuk do të ketë më reshje të dendura shiu dhe nga pasditja e sotme moti do të jetë i kthjellët dhe kështu do të vijojë deri në fund të shtatorit.

Moti është duke u përmirësuar krahasuar me dje dhe mbrëmë. Aktualisht shirat janë zhvendosur drejt lindjes dhe deri në mbrëmje do të largohen shifrat nga i gjithë vendi. Nesër do të jetë mot i freskët, e enjtja do të na risjellë reshjet në veri dhe pak në qendër, por jo si dje.

Me një parashikim nga e premtja deri në fund të shtatorit do të jetë mot i kthjellët dhe rritje e temperaturave. Zonat që kanë pasur sasi të konsiderueshme shiu kanë qenë Lezha, Tirana, Burreli dhe Laçi, por nuk do të ketë më situatë problematike. Tani kemi vetëm shira të dobët. Në fundjavë temperaturat do të arrijnë deri në 31 gradë” tha ajo.