Dukuri e rralle/ Qielli bëhet i kuq

1130
0

Një dukuri e rrallë natyrore ka ndodhur këtë fundjavë në një fshat të Indonezisë, ku i gjithë qielli është kthyer në ngjyrë të kuqe dhe shkak ka qenë zjarri i përhapur në pyje. 

Çdo vit, zjarret në Indonezi krijojnë një mjegull që përfundon duke mbuluar të gjithë pjesën e Azisë Juglindore.

Një ekspert i meteorologjisë ka deklaruar për mediat e huaja se qielli i pazakontë ishte shkaktuar nga një fenomen i njohur si shpërhapja e Rayleigh. 

Në fillim u dyshua se këto foto dhe video mund të mos jenë të vërteta, por ja që janë. Vetë banorët kanë pranuar se kjo dukuri ka ndodhur dhe kanë qenë vetë ata që i kanë xhiruar këto momente me telefonat e tyre, ndërsa u shprehën se tymi u kishte dëmtuar sytë dhe fytin.

Ndërsa agjencia meteorologjike e Indonezisë, nga pamjet satelitore ka evidentuar pika shumë të nxehta dhe shpërndarje të dendur të tymit në zonën e Xhambit./klan plus/