Rama tregon telefonatat që mori nga krerët e shteteve mike: Conte, Macron më thanë çfarë doni ndërsa Erdogan..

1733
0

Kryeministri Rama u shpreh se kryeministri i Italisë, Presidenti i Francës, por edhe ai i Turqisë i kanë telefonuar duke i ofruar ndihmë pas tërmetit. “Të falenderoj, besoj që është e qartë që edhe dje, por edhe sot e kemi shfrytëzuar aksesin në media për të komunikuar me të gjithë opinionin me këto elemente që ndikojnë në qetësimin psikologjik. Kontakti i drejtpërdrejt është i domosdoshëm, i pazëvendësueshëm edhe për shkak se afërsi dhe komunikimi janë të pazëvendësueshme.

Fondi rezervë është gjithmonë në buxhet. Fatmirësisht me këtë masë dëmesh jemi të qetë nga pikëpamja e mbulimit financiar. Ministria e Financave i ka bërë skenarët duke menduar një skenar më të keq se ky, por kur i kalojnë kufirin edhe qeveritë e shteteve më të mëdha i drejtohen solidaritetit të vendeve të mëdha, sikur ka ndodhur me Greqinë dhe Italinë. Kjo është arsyeja që më kanë marrë në telefon kryeministri i Italisë, Presidenti i Francës, kancelarja austriake, komisioneri Avramopulos, për të thënë cfarë doni? Më tutje presidenti i Turqisë, ata kanë aktivizuar strukturat e tyre” tha Rama.

Kryeministri Edi Rama zbuloi se përveç kryeministrit italian Guiseppe Conte, ai ka marrë telefonata edhe nga presidenti i Francës dhe kancelari i Austrisë.

“Presidenti i Francës, kancelarja e Austrisë dhe shumë të tjerë kanë pyetur dhe janë interesuar. Për këtë i jam shumë falenderuar të gjithëve edhe të gjithë atyre që janë jashtë atdheut dhe gjithë kësaj kohe kanë shprehur gatishmërinë për solidaritet. Duhet të fokusohemi tani tek ata që kanë pëuar dëmtime. Kryeministria i rezistuar tërmetit dhe rikonstruksioni ka bërë punët e vet”, u shpreh Rama.