Reperi i njohur shqiptar, Skerdi, ka treguar së fundmi detaje nga jeta e tij personale. Tashmë ai është i martuar me gazetaren Vesa Rama dhe presin një fëmijë.
Por si është njohur reperi shqiptar me gruan e tij?
I pyetur nga fansat sesi është njohur me Vesën, Skerdi ka treguar se ‘shkesi’ ka qenë Instagrami, pasi pikërisht aty dyshja janë njohur me njëri-tjetrin.
Më parë Skerdi ka treguar se ka folur me Vesën në Instagram për një intervistë që do i bënte në portal dhe aty ka nisur gjithçka.
Në lidhje me dasmën ai ka treguar se do të bëhet pasi të vijë në jetë fëmija i tyre.