Nga divorci, sherret, dhe mungesa e.. Ermal Mamaqi habit me deklaratën: Një këshillë e vyer…

713
0

Artisti i njohur, Ermal Mamaqi, gjithnjë tërheq vëmendjen me postimet e tij në rrjetet sociale. Së fundmi ai ka habitur teksa ka postuar në instagram një foto të gruas së tij, moderatores Ami, me një mesazh të vyer për të gjithë ndjekësit e tij.

Postimi i plotë

Të dashur miq që jeni të martuar… Nëse doni të shkurtoni sherret me gruan dhe të parandaloni divorcin ose krimin në familje, ju jap një këshillë të vyer.

Bëni një Master,Kurs të Avancuar ose të paktën merrni disa mësime online për Fotograf ose si të bëni fotografi.

Më besoni, mënyra dhe aftësia juaj për të bërë një foto të hajrit do të përcaktoj dhe mundësinë për të bërë ndonjë gjë në darkë. Këtë foto e kam bërë mbas 1 orë e çerek përgatitje dhe 2 orë Photoshooting të dedikuar. Rreth 3000 foto u shkrepën… por ja dola… Unë Ja Dola… dmth ja dola që mos ha i super dru…

@amardatoska të dua.