Dikur emigrantë në Greqi, Evi Reçi: Të gjithë çuditeshin me punën e mamit (VIDEO)

883
0

Këngëetarja shqiptare Evi Reçi vjen nga një familje që e kanë pasion artin, të bukurën dhe muzikën. Ndonëse ka lindur në Durrës, ajo më shumë ka jetuar jashtë, në shtetet fqinjë të Greqisë e më pas në Itali.

Dihet se fillimet në një shtet të ri janë të vështira dhe sfiduese, por duket se familja e saj dhe vetë Evi janë përshtatur mjaft mirë me kulturën dhe shoqërinë e shteteve ku kanë jetuar. Mamaja e Evit punonte si mësuese violinçeli në një shkollë greke dhe kjo ka qenë disi e pazakontë për realitetin e emigrantëve të asaj kohe:

“Greqia… ka qenë diçka shumë e bukur. Në atë kohë mami im punonte si mësuese violinçeli. Ishte diçka e çuditshme që një shqiptare të ishte muzikante në Greqi. Kjo sepse për fat të keq ishte lidhur ndryshme imazhi i shqiptarëve në atë kohë.”