Salsano tha se Delinda u largua fshehurazi nga ‘Portokalli’, por ja si i përgjigjet aktorja

1517
0

Moderatori i “Portokallisë” Salsano Rrapi ishte ditën e sotme i ftuar në emisionin ‘Rreze Dielli’. Mes të tjerash moderatori foli dhe për largimin e aktores Delinda Disha, e cila vendosi të ikte nga “Portokalli” pas 4 vitesh.

Salsano u shpreh se Delinda u largua nga spektakli ‘fshehurazi’. “Ishte pak çudi sepse ajo iku si me thënë fshehurazi. Mbasi bëmë turneun e “Portokallisë”, vetëm kur i kishte thënë regjisorit që do largohem”, tha ai.

Deklarata e bërë nga Salsano, bëri goxha bujë në media dhe së fundmi ka reaguar dhe vetë Delinda.

Aktorja e humorit ka sqaruar në Instastoryn e saj se ajo nuk ka ikur fshehurazi, thjesht ka zgjedhur që të mos e rinovojë më kontratën pas përfundimit të saj.

“ ‘I dashur Salsano’ për jetën tënde e paske problem të proncohesh, ndërsa për timen ose artistëve të tjerë e paske shumë të lehtë të thuash iku fshehurazi. Unë iki dhe vij sa herë ta shoh të arsyeshme. Më kishte mbaruar kontrata dhe nuk doja ta rinovoja më. Por është barrë e rëndë të bësh zëdhënësin e ‘Top-it’. Për sqarim”,-është shprehur Delinda.