Sabri Fejzullahu është një nga ikonat e muzikës shqiptare, i cili u ka bërë ballë dekadave, duke qëndruar gjithnjë “në këmbë”, e duke i ofruar publikut vazhdimisht këngë të bukura, shkruan Indeksonline.
Karrierën si këngëtar, Sabriu e filloi shumë herët, në vitin e largët 1967 ku për herë të parë e këndoi këngën “Tash jo” në Radiotelevizionin e Prishtinës, në mënyrë profesionale e me orkestër të madhe simfonike.
Për të vazhduar më tej “Sabriano” e për të mos u ndalur as ditëve të sotme.
Sot ai po e feston ditëlindjen, duke mbushur 72 vjeç, por duke parë energjinë e tij për të kënduar, ai nuk të lë këtë përshtypje.
Ka qenë djali i tij Ermal Fejzullahu që e ka uruar babain e tij me fjalët më të mira: “Urime ditëlindjen king”.