Skip to content

Salsano Rrapi habit për kolegen e ‘Portokallisë’: Iku fshehurazi’…

    Lajmi i largimit të Delinda Disha nga “Portokalli” erdhi i papritur për publikun e gjerë por jo vetëm.

    Për herë të parë për këtë temë ka folur prezantuesi dhe aktori i shoë-t të humorit, Salsano Rrapi i ftuar mëngjesin e së martës në emisionin “Rreze Dielli”.

    I pyetur nga prezantuesit e emisionit për mënyrën se si u prit largimi i Delinda Dishës nga “Portokalli” në “Klanifornia”, Rrapi u shpreh: “Ishte çudi…Delinda iku fshehurazi”.

    Salsano shtoi gjithashtu se ikja e Delindës ka ndodhur në momenti kur trupa e shoë-t të humorit në Top Channel ka mbyllur turin e verës nëpër qytete të ndryshme të Shqipërisë dhe se askush duket se nuk e ka pritur ikjen e aktores.