Vajza e ish-kryeparlamentares Jozefina Topalli është bërë nënë për herë të parë.
Megi Topalli ka publikuar një foto duke bërë xhiro nga liqeni i Tiranës me karrocën e bebit.
Ajo nuk ka preferuar të tregojë gjininë apo emrin e bebit.
Të afërmit kanë zbuluar me komentet e tyre në Instagram se foshnja është djalë dhe çifti ka vendosur ta quajë Nikola.
Në foton e publikuar nga ana e saj, Megi është e shoqëruar edhe nga qenushi i familjes Topalli.
Gjithashtu gjatë xhiros, në foto me qenushin dhe karrocën e bebit është edhe Genari, djali i ish-kryetares së Kuvendit.
Pas ndarjes me këngëtarin e njohur Luiz Ejlli, Megi Topalli është lidhur me një djalë tjetër, emri i të cilit nuk është bërë publik, me të cilin ajo ka edhe një djalë.
Pra, Jozefina Topalli, pas largimit nga politika, po shijon ditët e parë si gjyshe.