Elbasan, i vë flakën vetes ne sy te gjitheve

921
0

Një person është vetëdjegur në lagjen “28 Nëntori” të qytetit të Elbasanit këtë të enjte

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në afërsi të vendit të njohur si “Kryqëzimi i Luleve”, ku shtetasi Elton Hodo, 38 vjeç dhe banues në Elbasan pasi ka spërkatur veten me benzinë i ka vënë flakën.

Shërbimet e policisë janë sinjalizuar nga dëshmitarë të ngjarjes së rëndë dhe kanë mbërritur menjëherë në vendin.

Kalimtarë të rastit dhe forcat e policisë bënë fikjen e flakëve dhe më pas një ambulancë shoqëroi për në Spitalin Kirurgjik të Elbasanit 38-vjeçarin, që ka ndërruar jetë pak më vonë si pasojë e djegieve të rënda që kishte pësuar.

Shkak i vendimit ekstrem të 38-vjeçarit dyshohet të ketë qenë depresioni.

 Top Channel