Një nënë e re e paralizuar, duket se nuk lodhet shumë në punët e shtëpisë, pasi vajza e saj vetëm 2 vjeç, e ndihmon për të larë rrobat, të lërë gotën mbi tavolinë, t’i afrojë telekomandën e televizorit, etj.
Kaylees – e cila në muajin prill bëhet dy vjeçe – i pëlqen për të ndihmuar nënën e saj, Rachelle Chapman, të ndajë rrobat dhe t’i fusë ato në makinën larëse.
Dhe videoja ku shihet vogëlushja, duke ndihmuar nënën e saj në karrocë për të larë rrobat bashkë, është shpërndarë me të madhe në rrjetet sociale, duke u pëlqyer shumë, gjithashtu.
Chapman, 31 vjeçe, ishte paralizuar nga gjoksi poshtë pas një aksidenti të frikshëm në një pishinë, gjatë një mbrëmje në Bachelori.
Ajo dhe burri i saj Chris, 34, janë të lumtur që kanë Kayleen, duke falënderuar një shoqeje që shërbeu si surrogate për çiftin.