‘Nuk ke parë gjë akoma’, gazetari i nxjerr të palarat kryebashkiakut

529
0

Gazetari Telnis Skuqi është përplasur me Kryebashkiakun e majtë për Gjirokastrën, Flamur Golemin.

Përmes një statusi në Facebook, Skuqi shkruan se sipas rregjistrit të gjimnazit “Janaq Kilici”, Flamur Golemi është regjistruar për herë të parë në vitin 1993, pra Golemi ka kryer vetëm vitin e katër në qytetin e Fierit, ndërsa tri vitet e tjera nga viti 1990-1993, ai e ka kryer gjimnazin në Leskovik. Gazetari i drejtohet dhe me 4 pyetje

Postimi i plotë

NUK KE PARË ASGJË AKOMA, FLAMUR»

Nga Telnis Skuqi

Një kryebashkiak që prej vitesh kishte informuar opinion publik se gjimnazin e jetës së tij e ka përfunduar në Fier, rezultoj një gënjeshtër e madhe.

Sipas rregjistrit të gjimnazit «Janaq Kilici», ai është regjistruar për herë të parë në vitin 1993, pra Golemi ka krye vetëm vitin e katër në qytetin e Fierit, ndërsa tri vitet e tjera nga viti 1990-1993, ai e ka krye gjimnazin në Leskovik (Më afër është Tirana se sa Leskoviku nga Gjirokastra)

Shkurt fare: Golemi e kanë marrë prej veshi prindërit e tij dhe e kanë ulur direkt në vitin e katër të gjimnazit.

Vetëm një i çmendur mund të besoj se gjimnazi «Jani Vreto» i Leskovikut është më cilësor se gjimnazi i Kardhiqit.

Por vazhdon akoma më tej, sepse ai figuron me dy numra të ndryshme amze në dy gjimnaze të ndryshe gjatë periudhës 1990-1993.

Natyrshëm lindin katër pyetje për të:

1) Pse emri yt figuron në dy gjimnaze të ndryshe në të njëjtën kohë?

2) Në çfarë gjimnazi i ke kryer tri vitet e para: në Leskovik apo në Kardhiq (Gjirokastër)?

3) Pse vitin e parë të gjimnazit të Kardhqit rezulton më mesatare jo të kënaqshme, ndërsa në Leskovik rezulton gjenial?

4) Pse opinion publik e ke informuar që unë kam jetuar katër vite në qytetin e Fierit dhe kam qendruar tek motra, ku atëherë motra jote nuk ishte martuar ende?

Kaq për sot. Të tjerat më vonë.

«Nuk ke parë asgjë akoma, Flamur!»

Loja vazhdon!