Keni makina me xhama të errët?! Bëni kujdes, Policia e Shtetit po bën namin me gjoba

701
0

Policia e Shtetit bëri njoftimin se nisur nga shqetësimet e shumta në adresë të saj në lidhje me mjetet me xhama të errësuar, rrugorët e kryeqytetit kanë ndjekur detyrat e përcaktuara në Planin Operacional “TISPOL shtator 2019” për xhamat e errësuar, miratuar nga Departamenti Për Sigurinë Publike në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit.

Policia ka argumtuar se shpesh herë janë jo vetëm objekt për lëvizje të rre.zikshme në tra.fik, por edhe burim i shtuar për aksidente.

Gjatë dy ditëve të fundit, janë evidentuar dhe proceduar administrativisht 97 drejtues mjetesh, për mjete me xhama të errësuar apo xhama të errët të fabrikuar, por të pahomologuar nga prodhuesi.