Ambasada e SHBA: Kujdes me vizat turistike…

909
0

Një mesash i rëndësishëm nga ambasada amerikane është dhënë nëpërmjet ilustrimeve interesante me foto.

Vizat turistike nuk mund të përdoren nga shtetasit shqiptarë që i përfitojnë at për të punuar në SHBA. Një pjesëtare e stafit të ambasadës amerikane ka shfrytëzuar një darkë të këndshme me ushqime tradicionale shqiptare, ku dhe ka dëgjuar një të ri për një shqetësim të tij që kishte të bënte pikërisht me dëshirën për të punuar në SHBA.

Mesazhi

Uau! Shqipëri, ti vazhdon të më befasosh. Mbrëmë isha në një restorant vendas, ku hëngra qengjin më të mirë që kam provuar ndonjëherë dhe bëra një bisedë interesante me shefin e kuzhinës. Edhe pse ai donte vërtet të shkonte në SHBA për të punuar në restorantin e xhaxhait të tij, i thashë se nuk lejohet të punosh kur ke një vizë të kategorisë B1/B2. Ju lutemi, mos harroni se vizat turistike nuk janë viza pune. Kjo do të thotë se nuk mund të punoni për të afërmit në SHBA.